A po mundohet prej ditësh Luizi të dërgojë një mesazh të fshehtë ?

“Pse qan Luizi? Çfarë e mundon?”- janë këto pyetjet që kanë kurozuar njerëzit në mediat sociale pasi prej disa ditësh Luizi është shfaqur i përlotur. Teksa për disa bëhet fjalë për një dobësi emocionale, të tjerë mendojnë se ka një arsye tjetër.

Në fakt ka tërhequr vëmendje që Luizi kërkon gjithnjë këngën e Sia “Bird set free”, me të cilën duket se ka një lidhje emocionale dhe përlotet sa herë e dëgjon.

Por, për çfarë flet kjo këngë dhe a po mundohet Luizi të dërgojë një mesazh përmes saj?

, Teleshkronja Post

Në “Bird Set Free”, Sia feston lirinë nga një marrëdhënie jofunksionale. Ajo thotë se kjo lidhje e la në vendnumëro dhe simbolikisht ajo ende lufton për të fluturuar edhe pse është e lirë nga kafazi i marrëdhënies. Ajo në tekst thotë se po kupton se të jesh në një marrëdhënie të keqe të ha nga brenda. Ju filloni të vini në dyshim vetëvlerësimin tuaj. Ndoshta ju madje dëshironi të vdisni. Por tani ajo është e lirë! Dhe ajo dëshiron të jetojë. Dhe këndon. Asaj nuk i intereson nëse është e pakëndshme – të paktën ajo po këndon dhe po këndon për vete.

Ja teksti i plotë që u munduam ta kthenim në shqip:

Krahët e prerë, isha një gjë e thyer

Kisha një zë, kisha një zë, por nuk mund të këndoja

Ti do të më qetësoje

Unë vuajta, oh

Kaq e humbur, kufiri ishte kapërcyer

Kisha një zë, kisha një zë, por nuk mund të flisja

Më ule poshtë

Unë luftoj për të fluturuar tani, oh

Por ka një ulërimë brenda që ne të gjithë përpiqemi ta fshehim

Ne mbahemi aq fort sa nuk mund ta mohojmë

Na ha të gjallë, o na ha të gjallë, o

Po, ka një ulërimë brenda që ne të gjithë përpiqemi ta fshehim

Ne mbahemi fort, por nuk dua të vdes, jo

Unë nuk dua të vdes, nuk dua të vdes, po

Dhe nuk më intereson nëse nuk këndoj siç duhet

E gjej veten në meloditë e mia

Unë këndoj për dashurinë, këndoj për mua

E bërtas si një zog i lirë

Jo, nuk më intereson nëse këndoj keq

E gjej veten në meloditë e mia

Unë këndoj për dashurinë, këndoj për mua

Unë do të bërtas si një zog i lirë. /TeleshkronjaPost/