Agjenti i Ronaldos takohet me presidentin e klubit anglez
Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, është takuar me presidentin e Chelseas, Todd Boehly, në lidhje me një transferim të mundshëm të portugezit në Londër.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet në Angli, lojtari është i pakënaqur me gjendjen aktuale të Manchester United dhe, për rrjedhojë po e shqyrton seriozisht mundësinë e largimit.
“Blutë” nga Londra janë seriozisht të interesuar për të dhe mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të përfundojë kjo çështje, transmeton Teleshkronja Post.
Të interesuar për Ronaldon janë edhe Napoli, Roma dhe Bayern Munich.
Tani mediumi i njohur The Athletic shkruan se Chelsea, Bayern Munich dhe Napoli janë në garë për legjendën portugeze, pasi disa raporte sugjeruan se Roma po bënte një qasje për të./Teleshkronja Post/