Amos quan Luizin “shtazë”, Kiara “ia tregon vendin”

Ditën e djeshme gjatë sfidës së rezistencës, Luiz-Kiara & Dea-Amos u përfshinë në një debat me njëri-tjetrin, transmeton Teleshkronja Post.

Shkak u bë urinimi i Luizit poshtë batanijes, veprim i cili iu duk shumë i ulët Amosit, madje e krahasoi me një sjellje kafshërore.

“Kushdo që urinon dhe e bën atë gjë në sy të të gjithëve, reflekton sjelljen e një kafshe. Ka diçka që e diferencon njeriun nga kafsha dhe kjo është llogjika.”

Amos

Në lidhje me fjalët e Amosit reagoi Kiara e cila u shpreh se sado të mos jetë dakord me veprimin e Luizit, nuk duhet kurrësesi ta ofendote atë.

Gjithashtu, Kiara e quajti Amosin një person fallco, pasi sipas saj aktori po krijon situata dhe debate të kota vetëm për të marrë pak vëmendje.

“Edhe unë nuk jam dakord me atë që bëri Luizi, ama nuk i thashë asnjë lloj gjëje, sepse është e drejta e tij të zgjedhë ta bëjë lojën si ta dojë ai. Jo për ta mbrojtur, se edhe unë vetë nuk do ta kisha bërë atë gjë. Po ti çne u zgjove që pas ditës që këto të thanë futu në lojë. Më shqetëson fakti që je shumë fallco.”

Kiara Tito