Ancelotti paralajmëron futbollistët e tij para ndeshjes së kthimit ndaj Liverpoolit
Carlo Ancelotti u ka thënë lojtarëve të tij që të mos jenë të vetëkënaqur përpara përballjes me Liverpoolin në mesjavë, njofton TeleshkronjaPost.com
Ekipet në fjalë do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit të 1/8-së finales në Ligën e Kampionëve, më 15 mars, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Anfield” u fitua nga gjiganti spanjoll me rezultatin 2:5, e cila e la të shtangur ekipin e Jurgen Klopp midis “Anfield”.
Italiani Ancelotti ka folur për këtë përballje, teksa tha se duhet pasur kujdes duke kujtuar sezonin e kaluar, kur Real Madridi rrezikoi të eliminohej nga Chelsea.
“Ne kemi përvojën e vitit të kaluar kundër Chelseat. Ne kemi një avantazh, prandaj jemi favoritë, por duhet të luajmë edhe 90 minuta të tjera me të njëjtin qëndrim si në ndeshjen e parë”, u shpreh italiani.
“Ne kemi një avantazh, por nuk mund të mendojmë të menaxhojmë lojën, duhet të luajmë 90 minuta në nivelin më të lartë”, tha mes të tjerash Ancceloti./ TeleshkronjaPost.com