Armaldo: “Dua t’i ngatërroj Oltën dhe Luizin”

Armaldo nuk është aspak i qartë me qëndrimin që po mban brenda në shtëpi dhe me lojën që ai po bën. Fillimisht ai u shoqërua me Luizin, ndërsa më pas me Oltën, ndërsa së fundmi është shprehur se nuk është as me njëri-tjetrin.

Gjatë një bisede me Kristin, Maestro ka deklaruar se është vetëm dhe se po luan i vetëm, ndonëse është afruar me Oltën.

Ai zbuloi se thjesht dëshiron që Luizi dhe Olta të ngatërrohen me njëri-tjetrin, pasi kjo ndikon në vendimarrjet që ai merr në lojë.

“Unë nuk jam as me Luizin as me Oltën. Jam vetëm. Olta gjithmonë ka menduar se jam me Oltën”, ka thënë Armaldo./TeleshkronjaPost/

, Teleshkronja Post