Artan Hoxha: Vangjush Dako është personazhi më i rëndësishëm politik

Gazetari investigativ shqiptarë, Artan Hoxha, ka dhënë një shpjegim në lidhje me fuqinë dhe ndikimin politik, ekonomik dhe pushtetit të Vangjush Dakos dhe lidhjet e tij të forta me politikën.

Në emisionin Opinon tek Blendi Fevziu ai deklaroi se ai ka ndikim tek shumë ministra dhe se është lidhja direkte e Edi Ramës, raporton TeleshkronjaPost.

“Unë jam vënë në dijeni të premten në mbrëmje, në lidhje me faktin që është prerë urdhërarresti për Vangjush Dakon. SPAK-u ka firmosur urdhërarrestin,” u shpreh gazetari Artan Hoxha.

“Duke ditur si funksionon SPAK-u në raste të tilla, pra që SPAK-u pa marrë miratimin nga gjykata. Për mua është përsonazhi më i rëndësishëm në vënd, me ndikim politik, ekonomik, ku të duash.”

“Ka qëlluar rasti kam qenë në disa ambiente që Vangjush Dako ulte nga shtatë ministra në tavolinë,” u shpreh gazetari Hoxha në emisionin Opinion me Blendi Fevziun.

Ai më tutje shtoi “Dako është lidhje direkte e Edi Ramës, ai nuk është thjeshtë një ish-kryetarë bashkie. Hapi arkivat e shih se që kur ka japur dorëheqjen Sajmir Tahiri dhe shihe kush është njeriu te porta që pret dhe përcjellë, Vangjush Dako.”

Dëgjoje videon e plotë ku gazetari Artan Hoxha shprehë tërësisht tezën e tij rreth arrestimit të Vangjush Dakos. / TeleshkronjaPost.com