“Asociacion një etnik të formohet edhe në Serbi nuk e bën”, reagon Vuçiç reagon pas deklaratës së Kurtit

Kryeministri Albin Kurti tha sot se , kryetarët e 11 komunave në Serbi janë të kombësive të ndryshme. Ai ka shtuar se shteti serb nuk po krijon një Asociacion, ndërkohë që pretendon që një gjë e tillë të krijohet në Kosovë.

“11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserbë. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, ka thënë Kurti.

, Teleshkronja Post

Ndaj një deklarate të tillë ka reaguar presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se Kurti nuk ka se si të diskutojë në lidhje me shtetin serb se nuk është e njëjta gjë si në Kosovë.

“Kurti dëshiron të identifikojë statusin shtetëror-juridik të Serbisë dhe të asaj që ai e quan Republikë të Kosovës, por ne jemi duke biseduar pikërisht pasi nuk është e njëjta gjë. Ai nuk ka çfarë të diskutojë për Serbinë qendrore, ne kemi një temë që po diskutojmë dhe kjo është e vetmja temë në tavolinë.

Por, kur dikush mendon se ka të drejtë të bëhet arrogant, sepse ka shefat e mëdhenj dhe të fuqishëm…”, ka thënë Vuçiç./(BalkanWeb)/

, Teleshkronja Post