Barcelona pret oferta për Memphis Depay

Klubi katalunas, Barcelona po pret oferta për sulmuesin holandez, Memphis Depay, i cili është në listën e lojtarëve që mund të largohen.

Sipas gazetës Sport, Barça do të dëgjojë ofertat prej 20 milionë euro ose më shumë për sulmuesin holandez, një vendim që ka shkaktuar disa debate brenda klubit.

Sulmuesi është i dobishëm për Xavin dhe ata do të përpiqen të rinovojnë marrëveshjen e tij nëse ai nuk largohet.

Por, gjithashtu është një mundësi e mirë për Barcelonën për të fituar para duke qenë se ka vetëm edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij dhe dy sulmues të tjerë duhet të vijnë gjatë kësaj vere.

Tani për tani, klubi nga Camp Nou ka marrë një interes, por jo oferta konkrete për Memphisin.

Depay iu bashkua Barçës verën e kaluar si një transferim i lirë nga Lyon, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023.