Befasia për Luizin dhe Kiarën pas “dasmës”, del foto

Shkodrani Luiz Ejlli dhe Kiara Tito natën e djeshme (e mërkurë) bënë bujë të madhe nëpër të gjitha mediat dhe rrjetet sociale për momentet e bukura që dhuruan në Big Brother VIP Albania.

Ata bënë një dasmë tradicionale me të gjitha gjërat që kërkon ceremonia, ndonëse mes tjerash shkëmbyen edhe puthjen e parë.

Momenti kur dhanë puthjen u bë virale nëpër rrjete sociale dhe po vazhdon të komentohet akoma.

Sot (e enjte) atyre iu është bërë një befasi, teksa ia kanë sjell një dron me fotografinë e tyre, transmeton Teleshkronja Post.

“Gjithë Shqipëria feston me ju o mbret”, thuhet bashkangjitur fotografisë së banorëve./TeleshkronjaPost/

, Teleshkronja Post