Bekim Jashari dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë, pas ankesës në PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e PDK-së, dega në Skenderaj dhe ka dënuar me gjobë kandidatin Bekim Jashari për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore.

Bekim Jashari është dënuar me një gjobë prej 1 mijë e 800 euro.

Në vendimin e PZAP thuhet: “Pranohen ankesat e paraqitura nga PDK me seli në Prishtinë, dega në Skenderaj, ndërsa subjektit Lista e pavarur Bekim Jashari i shqiptohet gjobë në vlerë 1,800 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre, Kandidatët, me rastin e thyerjes së heshtjes zgjedhore përmes rrjeteve sociale”.

Jashari ka të drejtë ankese për këtë vendim të PZAP.

I njëjti ka njoftuar se ka deponuar mbi 10 ankesa në PZAP për manipulime në zgjedhje në Komunën e Skenderajt.

Rezultati preliminar në Skenderaj nxjerr fitues pa balotazh kandidatin e PDK-së, Fadil Nura.

One thought on “Bekim Jashari dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë, pas ankesës në PZAP”

Comments are closed.