BigBrother Kosova/ Xhuli: Mua më nevojitet një burrë i fortë që të më përballojë

Xhuli është njëra nga banoret më të komentuara të “Big Brother VIP Kosova”, ajo mori vëmendje të jashtëzakonshme pas debateve të forta që ajo pati me Stresin.

Një femër e cila po cilësohet si model i grave, trajnera e fitnesit gjithashtu merr vëmendje me linja e saj trupore të cilat nuk heziton të i vë në pah.

Atdhe Xharavina është banori i ri që u bë pjesë e “BBVK” vetëm pak ditë më parë dhe tashmë është pothuajse i pandashëm nga Xhuli.

Dyshja kanë qëndruar me njëri-tjetrin vazhdimisht dhe nuk kanë munguar ngacmimet mes tyre, madje edhe kanë shprehur pëlqimin.

Në një bisedë të fundit me Atdhen, Xhuli ka treguar se mashkulli që dëshiron të ketë në krah duhet të jetë i fortë dhe me vetëbesim që të mund ta përballojë.

“Unë jam një femër shumë e fortë, meshkujt që nuk kanë vetëbesim shpesh herë ndihen më pak se unë dhe mua më duhet një mashkull i fortë të më përballojë mua, jo të gjithë mund të jetë të mjaftueshëm për mua, fortësia dhe guximin që kam kanë frikë dhe për këtë bëhen xheloz”, tha Xhuli.