Çamëri moj Çamëri


Çamët (greqisht: Τσάμηδες Tsámides) janë shqiptarë, banorët vendas të krahinës së Çamërisë, që gjendet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Çamët kanë një identitet kulturor të veçantë, i cili është një përzierje e ndikimeve shqiptare dhe greke, si dhe shumë elementeve të veçanta çame.Një sërë çamësh kontribuan në identitetin kombëtar shqiptar dhe luajtën një rol të rëndësishëm në fillimin e rilindjes së kulturës shqiptare në shekullin e 19-të. Çamët flasin dialektin e tyre të gjuhës shqipe, dialektin e shqipes çame, i cili është një dialekt i toskërishtes jugore dhe një nga dy më konservatorët; tjetri është dialektin arvanitas.

Në Mesjetë, popullsia ishte etnikisht e përzier dhe komplekse, informacioni mbi përbërjen etnike të rajonit gjatë shekujve mungon pothuajse plotësisht, me gjasa të mëdha që nuk u përshtatet standardeve “modele kombëtare”, të krijuara nga lëvizjet nacionaliste të Shekullit XIX. Në regjistrimet greke, vetëm çamët myslimanë të rajonit numëroheshin si shqiptarë. Sipas regjistrimit grek të vitit 1913, 25.000 çam mysliman jetonin në atë kohë në rajonin e Çamërisë ndërsa çamët e krishterë llogariteshin me kombësi greke me qëllim asimilimin e tyre, nga një popullsi totale prej rreth 60.000 banorësh, në regjistrimin grek të vitit 1923 kishte 20.319 çam mysliman, në regjistrimin grek të vitit 1928, ishin 17.008 çam myslimanë. Regjistrimi i vetëm që ka numëruar popullsinë e krishterë shqiptare etnike në rajon ishte regjistrimi fashist italian i vitit 1941. Ky regjistrim zbuloi se në rajon jetonin 54,000 çam , nga të cilët 28,000 çam mysliman dhe 26,000 çam të krishterë dhe 20,000 banor të etnive të tjera. Pas luftës, genocidit Grek kundër shqiptarëve të Çamërisë sipas regjistrimeve greke që përfshinin grupet etniko-gjuhësore, në 1947 kishte 113 çam myslimanë dhe 127 çam mysliman në 1951. Në ditët e sotme në Shqipëri llogariten të jenë të paktën 250,000 çam pasardhës të çamëve që u larguan nga Çamëria në 1944 për ti shpëtuar genocidit grek kundër shqiptarëve në Çamëri.

Sipas nacionalistët grek, pas pushtimit italian të Shqipërisë në vitin 1939, çamët u bënë një mjet i spikatur propagandistik për italianët dhe elementët irredentistë mes tyre u bënë më të zëshëm. Si rrjedhojë, në prag të Luftës Greko-Italiane, autoritetet greke deportuan popullsinë e rritur mashkullore çame në kampet e internimit. Pas pushtimit të Greqisë, një pjesë e madhe e popullsisë myslimane çame bashkëpunoi me forcat italiane dhe gjermane.Kjo ngjalli pakënaqësi tek popullsia vendase greke dhe pas Luftës së Dytë Botërore e gjithë popullsia çame myslimane duhej të ikte në Shqipëri. Shumica e çamëve u vendosën në Shqipëri, ndërsa të tjerët formuan komunitete émigré në Turqi dhe SHBA, dhe sot pasardhësit e tyre vazhdojnë të jetojnë në këto vende. Që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, çamët kanë bërë fushatë për të drejtën e kthimit në Greqi dhe rikthimin e pronave të konfiskuara.

Emri Çam, së bashku me atë të rajonit, Çamëri, është nga një sllavisht e zhdukur vendase *čamŭ, vetë nga hidronimi vendas grek Thiamis (Θύαμις në greqisht, Kalamas në shqip).Një etimologji popullore ia atribuon emrin turqishtes cami (greqisht tzami), fjalë për fjalë, ‘shkuarës i xhamisë, frekuentues i xhamisë’ që me sa duket është përdorur nga të krishterët ortodoksë për pasardhësit e të konvertuarve myslimanë. Megjithatë, kjo nuk ka gjasa pasi kuptimi më i gjerë etnografik dhe dialektor i fjalës përfshin të gjithë popullsinë shqipfolëse të njësive rajonale të Thesprotisë dhe Prevezës të Epirit grek, si popullsinë myslimane ashtu edhe atë të krishterë.

Çamët përbëjnë pjesën më të madhe të pakicës së dikurshme të konsiderueshme shqiptare në zonën më të gjerë të rajonit të Epirit; jashtë Çamërisë janë vetëm dy fshatra shqipfolëse më në verilindje (afër Konicës në njësinë rajonale të Janinës), banorët e të cilëve i përkasin një nëngrupi tjetër shqiptar, atij të Labëve.Sot, në kontekstin grek, përdorimi i termit është bërë kryesisht i lidhur me ish pakicën myslimane.

, Teleshkronja Post
Vendndodhja e Çamërisë mes Shqipërisë dhe Greqisë

Përpara vitit 1944, burimet greke shpesh i referoheshin çamëve si albanofone (greqisht: Αλβανόφωνοι) ose thjesht si shqiptarë të Epirit.[13]

Në Greqi, çamët myslimanë përmendeshin me një sërë emrash nga autorë të ndryshëm. Ata quheshin “Albanoçamë” (Αλβανοτσάμηδες Alvanotsamides), dhe Turko-Shqiptarët (Τουρκαλβανοί Tourkalvanoi)ose “Turkoçamët” (Τουρκοτσάμηδες Tourkotsamides). Megjithatë, nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, termi turk dhe nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë e në vazhdim, terma derivatorë si Turkalvanoi janë përdorur si term, frazë dhe ose shprehje poshtëruese për popullsitë shqiptare myslimane nga popujt jomyslimanë të Ballkanit. Midis popullatës më të gjerë greqishtfolëse deri në periudhën e ndërmjetme, termi Arvanitis (shumës: Arvanites) përdorej për të përshkruar një shqipfolës pavarësisht nga përkatësitë e tyre fetare. Në Epir sot, termi arvanitas përdoret ende për një shqipfolës pavarësisht nga shtetësia dhe feja e tyre.

Në të njëjtën kohë, popullsia shqipfolëse në Thesproti, e cila shumë rrallë karakterizohet si çamë e krishterë, shpesh përmendet nga grekët si arvanitas (Αρβανίτες), që i referohet kryesisht grekëve albanofonë të Greqisë së Jugut, por përdoret zakonisht si për të gjithë qytetarët grek shqipfolës. Popullsia vendase greke i quan ata gjithashtu greko-çamë (Ελληνοτσάμηδες Elinotsamides), ndërsa shqiptarët myslimanë ndonjëherë i quajnë Kaur, që do të thotë “të pafe” dhe i referohet fesë së tyre. Ky term është përdorur nga shqiptarët myslimanë për jomyslimanët gjatë Perandorisë Osmane. Çamët ortodoksë përdorin emërtimin “Shqiptarët” për veten e tyre.Çamët në Turqi njihen me emrin Arnautë (Arnavutlar), që vlen për të gjithë shqiptarët etnikë në Turqi.