Çfarë ndodhi papritur mes Luizit dhe Kejvinës? Prishin raportet përsëri

Duket se raporti mes Kejvina Kthellës dhe Luiz Ejllit është krisur përsëri. Historia e tyre brenda mureve të Big Brother Albania ishte një nga më të përfolurat.

Edhe pse nuk u ndanë mirë nga “Big Brother VIP” Kejvina dhe Luizi pas daljes ata të dy folën mirë për njëri-tjetrin duke deklaruar se do jenë miq.

Mirëpo, duket se mes tyre ka ndodhur diçka pasi modelja nuk e ndjek më fituesin e BBVA në Instagram, edhe pse ai ende e ka follow.

Kaq ka mjaftuar që të ngrihen pikëpyetje mbi raportin e tyre, transmeton TeleshkronjaPost.

Pak javë më parë Luizi foli për Kejvinën në një intervistë ku u shpreh rreth raportit të tij me banorët e tjerë përfshirë edhe Kejvinën:

“Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë cdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni.”

kejvina dhe luizi, Teleshkronja Post