Darka e të nominuarve LIVE – Big Brother VIP Kosova

Konkurrentët e nominuar të javës të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova kanë filluar të shijojnë darkën e të nominuarve.

Lista e të nominuarve këtë javë përfshinë: Xhulin, Andin, Mbresën, Stresin, Vedatin, Vivien dhe Dafinën.

Por, kësaj radhe darka ka ardhur me një ndryshim, e në rolin e moderatorit të darkës nuk do të jetë më asnjë nga të nominuarit.

Kështu, për këtë javë është Melisa ajo që do ta udhëheqë darkën në fjalë, ndërsa takimi po transmetohet ‘live’.

Interesante pritet të jetë përballja, Vivien-Xhuli, pas dramave të sotme.