Dea i thotë Luizit: Nuk e di a do jesh në finale, do jesh duke më parë nga televizori

Dea Mishel është e bindur se do të fitojë këtë edicion të “Big Brother VIP”. E pyetur nga Olta dhe Luizi, Dea ka thënë se fituese do të jetë vetë ajo.

Për më tepër ajo tha se Luizi mund të jetë duke e parë nga televizori finalen e madhe, me të cilin kanë pasur debate kohë pas kohe shkruan Teleshkronja Post.

“Kur të fitoj në finale do më marrin aty jashtë besoj do jetë skena që do bëhet finalja me dy finalistët. Nuk e di a do jesh ti, mund të jesh duke e parë nga televizori”, i tha Dea Luizit.

, Teleshkronja Post
, Teleshkronja Post