Diola e BigBrother: Kam rënë në dashuri me një 77-vjeçar

Diola Dosti, një nga banoret e “Big Brother VIP”, është treguar së fundmi e hapur në një bisedë me Dean, duke rrëfyer se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar.

Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve,, por me mendjen, dhe për personin në fjalë tha se ishte shumë i zgjuar dhe se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.

, Teleshkronja Post

“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar.

Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia “Kam rënë në dashuri”, ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”, tha ajo.

Diola është mama e tri vajzave, të cilat pak ditë më parë dhuruan emocione të mëdha për të dhe gjithë teleshikuesit teksa hyn në “Big Brother VIP” për të surprizuar nënën e tyre.

Më herët ajo ka rrëfyer në “Big Brother VIP” se ka jetuar për disa vite në Kosovë, ku edhe u martua. “Kam jetuar 14 vite atje, kam qenë e martuar atje.

Tani jam single. Kam 3 vajza dhe jam shumë e lumtur”./TeleshkronjaPost/

, Teleshkronja Post
Diola Dosti dhe Adriana Matoshi
, Teleshkronja Post