DRAMË: Xhuli në lotë: Vedati të kërkojë falje ose nuk mund jetoj nën një çati me të (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka shpërthyer në lot gjatë mbrëmjes së sotme Prime, pasi nisi tema e “Komandantes së Dubait”, një nofkë me të cilën atë e etiketoi Vedati në darkën e të nominuarve.

Xhuli ia ka përmendur Vedatin edhe videon e famshme të tij dedikuar pikërisht fenomenit famëkeq “Dubait”, derisa ka kërkuar nga ai falje publike, transmeton TeleshkronjaPost.

Xhuli ishte sa e ashpër, aq edhe sensitive derisa po zhvillonte përplasjen e saj me Vedatin.