Dua Lipa kritikon deklaratat e ministrave britanikë për migrantët shqiptarë

Artistja shqiptare me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kritikuar mënyrën se si minsitrat britanikë kanë folur për migrantët shqiptarë. Ajo në një intervistë për “Sunday Times” e ka quajtur këtë qasje si “shkurtpamëse”.

Dua Lipa, e lindur në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës, ka thënë se mënyra se si Qeveria ka folur për shqiptarët e ka lënduar atë dhe ka bërë thirrje për më tepër dhembshuri.

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, ka veçuar “kriminelët shqiptarë” ndërsa ka thënë se ka “një pushtim” të Anglisë.

Ajo këto fjalë i tha në një debat në Kuvend në tetor, duke pretenduar se shqiptarët në numër të madh po arrijnë në Britani me anije të vogla.

Dua Lipa 27-vjeçare thotë se këto fjalë e lëndojnë.

“Sigurisht se me ka lënduar. Gjitha fjalët që janë thënë për migrantët? Gjithmonë kam menduar se Londra është një bashkim kulturash. Se kjo është pjesë përbërëse e qytetit. Kur dëgjon që Qeveria flet për shqiptarët në atë mënyrë, atëherë të dhemb. Është shkurtpamëse dhe mendjeshkurtër, por është mënyra se si mendojnë njerëzit. Pavarësisht se sa shumë përpiqemi të ndryshojmë këtë retorikë, gjithmonë do të ketë të tillë që do të mendojnë, ‘imigrantët po vijnë në shtetin tonë dhe po na marrin vendet e punës”, ka thënë Dua Lipa në intervistë për “Sunday Times”.

Por, Lipa thotë se të gjithë që kanë ardhur në Britani nga vendet tjera ësahtë dashur të punojnë tepër për të arritur aty ku janë.

, Teleshkronja Post
Dua Lipa, ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i vendit, Bajram Begaj (28 nëntorë 2022)

“Imigrantët që kanë ardhur këtu kanë fituar paratë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet më tepër ndjeshmëri, pasi njerëzit nuk largohen nga shtetet e tyre nga dëshira, por vetëm nëse është shumë e nevojshme apo se frikësohen për familjet e tyre”, ka thënë Dua Lipa.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte kritikuar deklaratat e ministrave britanikë, veçanërisht të ministres së Brendshme, Braverman. I kishte quajtur deklarata të turpshme.

Gjatë një takimi me kryeminisatri Rishi Sunak në mars, Rama përmendi Lipën si shembull pozitiv që shqiptarët i sjellin Britanisë.

“Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike, por ajo është një imigrantë shqiptare që shkoi në Britani, siç kanë shkuar shumë të tjerë, për të punuar në ndërtimtari, infermieri, kuzhinë apo edhe të këndojnë për ju. Dhe ne duam të përkujdesemi që ky komunitet jo vetëm që të ndihet i sigurt, por edhe i nderuar atje”, ka thënë Rama.

Prindërit e Lipës ishin larguar nga Kosova në vitin 1992, duke u vendosur në Britani të Madhe. / TeleshkronjaPost.com