Dy gola të jashtëzakonshëm nga Asensio dhe Vinicius për Realin (VIDEO)

MË NË FUND KTHEHEN | Real Madridi është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit spanjoll.

“Mbretërit” fituan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Valencias në ndeshjen e mbetur të javës së 17-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa një i tillë iu anulua Rudigerit për shkak se kishte ekzistuar një ndërhyrje e palejuar në proces.

Real Madridi e nisi furishëm pjesën e dytë të ndeshjes, shkruan Teleshkronja Post.

Ishte Asensio që realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 52-të të ndeshjes.

Vetëm dy minuta më pas, Vinicius dyfishoi epërsinë e vendasve. Në të dy golat, Benzema ishte asistues.