E FUNDIT: Hashim Thaçi vjen në Kosovë për vizitë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë. Vizita e tij lidhet më gjendjen jo të mirë shëndetësore të nënës së tij, e cila ishte shtrirë për disa ditë në QKUK.

Sipas raportimit nga Gazeta10 mësohet se ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në Kosovë që nga ora 12:30, ne do t’iu mbaj të informuar për zhvillimet e reja.

Kjo vizitë ka të bëjë ekskluzivisht me gjendjen shëndetësore të nënës së Hashim Thaçit, e cila ka pasur komplikime me shëndetin, shkruan TeleshkronjaPost.

Këto janë disa nga fotot ku shihen forca të shumta të sigurisë në Burojë, ku Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

, Teleshkronja Post
, Teleshkronja Post