E FUNDIT: SHBA paralajmëron Serbinë për sulmet në Banjskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i cili është paralajmëruar për masa ndëshkuese “nëse nuk sillen siç duhet”.

Vuçiqi e ka cilësuar bisedën me Blinken si jo të lehtë dhe të gjatë. Dhe ai tha se nuk ishte dakord për gjithçka, transmeton TeleshkronjaPost.

“Nuk është një bisedë e lehtë me Blinken, për disa ramë dakord, për të tjera jo. Duhet zgjerim, rol më i madh i KFOR-it. Serbia gjithmonë do ta mbështesë atë rol, ne do të donim që ai të ishte ekskluziv, veçanërisht në veri. I kam mohuar të pavërtetat që thonë se kemi gatishmërinë më të lartë të ushtrisë sonë, nuk kam nënshkruar dhe nuk jemi pajtuar për natyrën e asaj që ka ndodhur, veçanërisht për sovranitetin e Kosovës”, tha presidenti i Serbisë, duke shtuar se. kanë prova të forta se “dy nga sulmuesit e armatosur janë likuiduar”.

Vuçiqi tha se sekretari amerikan ka folur edhe për masat e mundshme “nëse nuk sillen siç duhet”.

“Ti i ke thënë që je pushteti. Unë jam kundër kësaj. Duhet t’i përmbahemi të vërtetës”, tha ai.