“E tmerrshme, sa keq po më vjen”, Ermiona reagon pas ngjarjes së fundit të Luizit

Me sukses vijnë edhe telashet – Ditën e sotme, profili i fituesit të edicionit të dytë të BB VIP nuk figuron më në “Instagram”, duke lënë të kuptohet se llogaria e Luizit është mbyllur.

Nuk dihen ende shkaqet se përse “Instagram”-i i tij është zhdukur por kjo gjë mbetet për t’u parë në vazhdim, njofton TeleshkronjaPost.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ermiona Lekbello, e cila ka pasur një raport të mirë me Luizin.

“Dje shkruajta me Luizin, e tmerrshme kush ja mbylli prapë ‘Instagram’-in. Kush e kishte passwordin e tij, oh sa keq po më vjen”, shkruan Ermiona teksa ka postuar edhe foton e profilit të “Instagram”-it të Ejllit të mbyllur.

Ky është postimi i Ermiona Lekbellos në InstaStory për Luizin:

, Teleshkronja Post