E vetme kundër të gjithëve: Pse Xhuli është më e sulmuara e “BBVK”?

Emri saj është Xhuliana Nura – Xhuli dhe është njëra nga banoret e “Big Brother VIP Kosova”, qysh nga dita e parë kur ka nisur programi.

Ajo po vazhdon rrugëtimin e saj dhe është banorja potenciale për ta fituar këtë edicion duke parë gjitha debatet e saj në shtëpi.

Xhuli vazhdon të jetë protagoniste dhe e kudo ndodhur në shtëpinë e Big Brother Kosova VIP dhe pothuajse në secilin “prime” është në fokus nga të gjithë.

Mbrëmë ajo ishte më e sulmuara e shtëpisë. Përveç Mbresës, ajo kishte sulme nga të gjithë banorët.

Arta, Stresi, Vedati, Dafina, Bruno, Melisa kishin debate sonte me të, transmeton Teleshkronja Post.

Në këtë rast janë dy mundësi, ose banorët i frikësohen asaj si lojtarja më e fortë, ose Xhuli di mirë ta luaj lojën dhe të bëj që çdo primë të jetë i saj./TeleshkronjaPost/

, Teleshkronja Post