E zgjatë dorën për t’u pajtuar, Luizi i kthen përgjigjen e papritur Armaldos [VIDEO]

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Edhe këtë të diel vjen emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë përsëri një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Luizi, Armaldo, Nita dhe Tani kanë qenë të parët që e kanë hapur programin, ku Maestro e filloi vrullshëm dhe i shtriu dorën Luzit për pajtim. Luizi i ka kthyer një përgjigje, por jo atë që Armaldo apo të gjithë të tjerët prisnin.

, Teleshkronja Post

Unë e kam thënë dhe e them prap që unë Armaldon që nga momenti që ka dalë nga ruloti i kam vënë qellim vetes e kam pranuar si shokun tim, si vëlla nuk mund ta them se është gjë e madhe, e kam pranuar ashtu siç është dhe kam kaluar momentet më të bukura në këtë shtëpi dhe derisa arriti në një moment dhe debate që nuk dua t’i kthehem….

Unë jam betuar që unë me Armaldon nuk kam më asnjë lloj komunikimi perveç se rasti konkret, ku jemi të detyruar siç jemi në këtë lidhje me radion dhe për hir të sfidave nga Vëllai i Madh ndjehem i detyruar të flasv dhe kështu do vazhdoj.

Lexo edhe: Strategjia e Armaldos për të sulmuar Luizin // “Nëse ne bëhemi 4 vetë bashkë”

Eshtë komplet i lirë të vazhdoj nga ana ime nuk ka pergjigje nga ana ime nuk do dëgjoj as emrin Armaldo as Amarildo as tradhtar, unë e kam shkëputur me ‘Prim-en’ e fundit i kam vënë kapakun…Për mua ai nuk është më në këtë shtëpi, e rrespektoj dhe le të vazhdoj i qetë rrugëtimin e tij…Shiko videon: