Efi do i zë vendin në Përputhen? Tregon vet Bora Zemani

Është përfolur se Efin pjesmarrësen e Big Brother VIP Albania 2 mund ta shohim në drejtimin e “Përputhen”, format të cilin aktualisht po e prezanton sërish Bora Zemani. Përgjigjen për këtë e ka dhënë vetë moderatorja.

E pyetur për këtë lajm gjatë festës së Top Albania Radio, Bora tha se kjo ndoshta mund të ndodhë sezonin tjetër, transmeton Teleshkronja Post.

“Nuk e di, ndoshta sezonin tjetër, unë do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta Përputhen, ndoshta diçka tjetër në Top Channel se është një nga vajzat e mia të preferuara”, tha Bora.

Lexo edhe: Historia e Efit, vajza që u bë e njohur dhe ngriti një publik në këmbë./TeleshkronjaPost/

, Teleshkronja Post