Ekskluzive: Kjo dyshohet të jetë predha që e goditi policin, Afrim Bunjaku

Po vazhojnë të zbardhen misteret rreth rastit terrorist që ndodhi para gjashtë ditësh në Republikën e Kosovës, konkretisht në Banjskë të Zveçanit.

Aty mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku dhe 3 terroristë serbë.

Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive të municionit të serbëve të cilët e goditën për vdekje heroin kosovar, konkretisht predhën që goditi për vdekje heroin e ri të Kosovës.

“Bunjaku kaloi në detyrë në Zveçan, si mbikëqyrës i njësit patrullues, i cili kreu punën me përgjegjësi deri në rënien e tij. Gjatë punës së tij 22 vjeçare, ka dëshmuar dhe ndihmuar punën për qytetarët, ka qenë shembull, u shpërbly me mirënjohje, e certifikata. La pas vetën bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë, të cilët duhet të jenë krenarë me të ashtu siç jemi ne”, tha Kelani.

, Teleshkronja Post