Ermiona kërkon të largohet nga BB, Luizi i thot nuk do ikësh

Ermiona i ka treguar banorëve se ka vendosur të largohet nga shtëpia pasi nuk po i përballon dot më debatet. Ajo tregoi se para se të hynte në BB ka folur me produksionin dhe ia ka bërë të ditur se nuk do qëndrojë gjatë. Luizi nga ana tjetër u përpoq ta bindte të mos e marrë këtë vendim.

Ermiona: Gjërat do ndryshojnë, do iki, s’kam energji për debate

Luizi: Jo jo tani s’do ikësh ti

Ermiona: Do iki u çmenda

Luizi: Nuk do ikësh

Ermiona: Ju po më nxisni të iki duke më thënë mos ik, por unë do ikja gjithsesi. Ja kisha thënë atyre që më morën sepse nuk kam kohë. Kam gjëra që më presin në Itali.

Luizi: Ti nuk ja bën Elisës (vajzës)

Ermiona: 2 javë i kam thënë Elisës, nuk e dija që nuk u nominoja

Luizi: Ty çdo ditë ty po të lezeton më shumë kështu që ti do rrish dhe do i përcjellësh të gjithë te dera 1 nga 1.

Ermiona: Unë me Luizin jam, mos t’ju vijë keq ju të tjerëve./TeleshkronjaPost/