Frikësuese// Çka ishte ajo zhurmë e çuditshme që shqetësoi mbrëmë qytetarët e Prishtinës ? [VIDEO]

Mbrëmë në orët e vona ndodhi një ngjarje e pazakontë në Prishtinë. Një zhurmë e pazakontë e padëgjuar më herët është dëgjuar mbrëmë pas mesnate në kryeqytet.

Videot e momentit të dëgjimit të kësaj zhurme kanë “vërshuar” rrjetet e ndryshme sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur habinë se çfarë mund të jetë, shkruan Teleshkronja Post.

Zhurma e cila u përsërit disa herë brenda 2-3 minutave ka ngjallur shqetësim tek qytetarët të cilët në rrjetet sociale kanë shprehur pikëpyetjet se prej nga ka ardhur, ose kush e shkaktoj atë lloj zhurme në ato orë të vona.

Shiko videon dhe dëgjo zhurmën që ka shqetësuar banorët e Prishtinës:

Këtë ndodhi të mbrëmshme në kryeqytet nuk e la pa e komentuar edhe Fatmir Spahiu, i cili njihet për komentet dhe statuset e tij humoristike në rrjetet sociale.

Ja çfarë komentoj sot pas mesnate aktori dhe humoristi nga Gjilani, Fatmir Spahiu:

Kerkoj falje, Isha tu gerrhatë pak si shume sonte!
Fleni qete, une isha! Naten…

Lexo edhe : Zbulohet nga kush u shkaktua zhurma e mbrëmshme në Prishtinë