Gjykata Speciale : Historiku, procesi dhe parashikimi

Gjykata Speciale në Hagë ka akuzuar disa individë sipas Prokurorisë Speciale që janë përfshirë në konfliktin në Kosovë në vitet 1998-1999, duke përfshirë politikanë, ish-ushtarë, dhe personat e tjerë të cilët janë akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Me shumë kontradikta dhe shumë vonesa në procesin e saj, Prokuroria Speciale ka arritur ta përpiloj një aktakuzë, edhe pse disa herë tash e dy vite gjatë procesit akuza ka pësuar ndryshim konstant, raporton Teleshkronja Post.

Në fillim aktakuza kishte bazë kryesore raportin e Dick Martyt ku thujes se kishte trafikim të organve dhe krime lufte, mirpo kur u publikua aktakuza ky dyshim nuk ishte pjesë e saj fare.

Disa nga personat e akuzuar janë antarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, nga krerët e UÇK-së janë arrestuar.

Kusht janë të akuzuarit kryesorë?
Të akuzuarit kryesorë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Të akuzuarit kryesorë nga Gjykata Speciale në Hagë.
  1. Hashim Thaçi – ish-presidenti i Kosovës dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Thaçi u arrestua në nëntor 2020 dhe u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasje, deportime, dhe torturë.
  2. Kadri Veseli – ish-kryetari i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së, Veseli u arrestua së bashku me Thaçin në nëntor 2020 dhe u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasje, deportime, dhe torturë.
  3. Rexhep Selimi – ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Drenicës, Selimi u arrestua në shtator 2022 dhe u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasje dhe deportime.
  4. Jakup Krasniqi – ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënës i UÇK-së, Krasniqi u arrestua në korrik 2020 dhe u akuzua për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Historia e ndërtimit të Gjykatës Speciale

Në vitin 1998, Kosova përfundoi në një konflikt të gjatë lufte me Serbinë. UÇK, një grup i vet-organizuar shqiptarë, luftoi për pavarësinë e Kosovës dhe u mbështet nga SHBA dhe NATO-ja në luftën kundër forcave serbe.

Në fund të konfliktit, Serbët u tërhoqën nga Kosova dhe një mision i Kombeve të Bashkuara u vendos në vend për të kontrolluar sigurinë dhe për të ndihmuar në rindërtimin e Kosovës.

Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë u krijua në vitin 2015, pas një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Qëllimi i kësaj gjykate ishte të hetonte akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që u kryen në Kosovë gjatë viteve të konfliktit (1998-1999).

Gjykata Speciale është e pavarur nga qeveria e Kosovës dhe e mbështetur nga Bashkimi Evropian. Edhe pse fillimisht u kundërshtua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, më pas u votua pas një presioni të madhë ndërkombëtar, shkruan Teleshkronja Post

Procesi i akuzave të Prokurorisë Speciale ?

Gjykata Speciale, e cila me ligj i takon Republikës së Kosovës, por veprimtarinë e vazhdon në Holandë me prokurorë dhe gjyqtarë të huaj (ndërkombëtarë).

Në fillim të muajit prill (2023) u mbajt seanca e parë ku Prokuroria paraqiti aktakuzën, ku tentoi ta shtronte rastin se si këta individë po vepronin si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, duke provuar për ta dëshmuar hierarkinë e UÇK-së.

Në anën tjetër mbrojtja menjëherë ka filluar kundërshtimet, duke kërkuar nga Gjykata hedhjen e provave pasi nuk dëshmojnë asgjë konkrete, për ndonjë krim konkret.

Ndërsa vet të akuzuarit kur u pyetën nga Gjykata Speciale për tu deklaruar për aktakuzën, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të gjithë deklaruan se janë të pafajshëm dhe presin shpejtim të këtij procesi të vonuar.

Gjykimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasiniqit Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale , pati një kundërshtim të madhë nga një marsh i organizuar nga Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, i cili u titullia Marshi Për Drejtësi.

MARSHI PËR DREJTËSI
- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/gjykata-speciale-historiku-procesi-parashikimi/

Ky organizim nga Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha u mbështet nga thuajse të gjitha partitë politike, ku në protestë morën pjesë mbi 70 mijë persona, protestë e cila u cilësua si më e madhja ndonjëherë në Kosovën, shkruan Teleshkronja Post.

Në këtë marsh u bë thirrje për lirim e katër krerëve të UÇK-së, pasi po mbahen padrejtësisht në Hagë, duke kërkuar hetim dhe dënim të kriminelëve serb, të cilët kryen krime në Kosovë gjatë luftës 1997-1999.

Sipas disa parashikimeve ky gjykim mund të zgjasë deri në 4-5 vite kohë, pritet të shihet se si do vazhdojë ky gjykim, raporton TeleshkronjaPost.com .

Edi Rama me rezolutë në Këshilli të Europës

Edi Rama kishte deklaruar:

“Do të shkoj personalisht në Strasburg, në rastin më të parë, shpresoj në shtator, për t’iu drejtuar Këshillit të Europës për një fakt që bëhet gjithnjë e më shqetësues. Është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martyt dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të një Shtëpie të Verdhë e trafikimit të organeve. Duke pasur parasysh që akuza e trafikimit të organeve është akuzë e përsëritur edhe në kontekste të tjera nga ana e propagandës ruse. Duke pasur parasysh dhe në Këshillin e Sigurimit Rusia ka goditur sërish me një fjalim të ambasadorit të saj duke u kthyer tek trafikimi i organeve”, tha ai.

“Nuk ka asnjë fakt të lidhur me Dick Martyn e raportin i tij që ishte shkaku pse u mor rruga drejt Gjykatës Speciale. Për këtë dikush të hapë veshët, në mos të përgjigjet, të paktën duhet të dëgjojë. Bota duhet ta dëgjojë. Sponsorët e atij tribunali duhet ta dëgjojnë. Ai tribunal është projektuar për t’u dhënë përgjigjeve akuzave të Dick Martyt. Nuk ka asnjë gjë në atë akuzë. Zero. Kemi të drejtën të besojmë se këtu janë duar aspak dashamirëse me Kosovën e shqiptarët që e kanë nxitur këtë raport”, tha Rama.

Parashikimi dhe pritja e qytetarëve

Ndërkohë, sentimenti kundër Gjykatës Speciale është shumë i rritur dhe shumica besojnë se ata do të shpallen të pafajshëm dhe do kthehën shpejtë në Kosovë.

Një nga akuzat më të rënda ka qenë akzua për trafikim të organeve, por kjo nuk është përmendur nga Prokuroria Speciale në aktakuzë.