Gjyshja e Kiaras sëmuret pasi i sheh komentet negative për Kiarën, përfundon në spital

Rikthimi i Kiarës në Big Brother nuk është pritur dhe aq mirë nga fansat për shkak të sjelljes së saj dhe sherrit të pati me Efin, njofton TeleshkronjaPost.

Sjellja e saj është komentuar gjerë në rrjet, duke e sulmuar me shumë negativitet.

E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, kushëria e Kiarës, zbuloi se familja e Kiarës është e prekur nga këto mesazhe, madje gjyshja e saj Leta, është ndjerë shumë keq sa ka shkuar dhe në spital.

Ja çfarë thotë kusherira e Kiara Titos:

“Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se të nisja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe, saqë ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale. Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë”, tha Ema Shazivari.