Goli i jashtëzakonshëm nga Casemiro kundër Reading (VIDEO)

Klubi anglez, Manchester United ka arritur të kualifikohet në 1/8 e finales së FA Cup, pasi mposhtin rivalin e tyre Reading.

“Djajtë e Kuq” triumfuan bindshëm me rezultat 3:1 ndaj Reading, përcjellë Teleshkronja Post.

Casemiro shënoi dy gola të shpejtë në minutat 54 dhe 58-të për epërsinë e dyfishtë të vendasve, derisa Fred shënoi për 3:0 në minutën e 67-të të ndeshjes.

Derisa, Reading shënoi golin e nderit në minutën e 72-të për epilogun e takimit 3:1.

Por goli që rrëmbeu vëmendjen e mbrëmjes ishte goli i mrekullueshëm i Casemiros, i cili shënoj nga distanca./TeleshkronjaPost/