Si më shanë me familje përkrahësit e Luiz Ejllit e Xhulit ?

ARTA AVDIU: Harrojini militantët e Kurtit: Si më shanë me familje përkrahësit e Luiz Ejllit e Xhulit?

Deri tani jemi mësuar më militantë të partive politike. Më konkretisht të Lëvizjes Vetëvendoje dhe Albin Kurtit, të cilët shajnë, ofendojnë dhe linçojnë të gjithë ata që guxojnë të kritikojnë liderin apo partinë e tyre. Tani gjërat kanë ndryshuar, rrjeta e militantëve është zgjeruar.

Gjatë këtij dimri është shfaqur edhe një tjetër lloj i militantëve. Ai i ndjekësve të Big Brother Vip Kosova dhe Albania, transmeton TeleshkronjaPost.

Ky lloj i militantëvë ka shpallur fituesit e tyre të shout, por kjo nuk iu ka mjaftuar. Të preferuarit e tyre janë shpallur edhe figura të shenjta, që duhet të jenë imunë ndaj çdo kritike. Kritikuesit e ndonjë gjesti të këtyre përsonazheve, në veçanti Luiz Ejllit, banor i Big Brother Vip Albania, dhe më pak të Xhuli Nurës të Big Borther Vip Kosova, linçohen publikisht, “gurëzohen” dhe “kryqëzohen” virtualisht.

, Teleshkronja Post

Duke parë që edhe analistët e emisionit, artistët, gazetarët e ndryshëm për shkak të linçit nga qytetarët, nuk guxojnë më as ta kritikojnë për ndonjë gjë heroin e ri të shqiptarëve, Luiz Ejllin, vendosa ta kritikoj në disa komentë në faqën zyrtare të emisionit.

Reagimet ishin të frikshme. Nga reagimet “angry”, pra nervoz, tek kërcënimet në mesazhe private janë mjaftueshëm tregues se Luizi e më pak Nura, kanë krijuar aurën e tyre, në të cilën gravitojnë edhe militantët. Pse ky frustrim kaq i madh i kësaj shoqërie?

Meqë Luiz Ejlli është hyjnizuar, personi më i urryer dhe më i mallkuar duhet të jetë rivali i tij në shtëpinë e Big Brother. Dhe rivali kryesor që ka aty brenda, është një grua, aktorja Olta Gixharri. Tani ajo pasi po bën përpjekje ta fitojë këtë edicion është deklaruar si personi më i ligë i shqiptarisë.

Kështu, duke e ditur këtë vendosa të komentoj dhe të shpalli pëlqimin tim për Oltën edhe publikisht. Dhe vendi ku komentova ishte në postin ku flitej për djalin e saj të vogël.

“Edhe djalin te bukur si vet.” – komentova, për të marrë më pas mbi 216 reagime në koment, mbi 63 komente, shumica negative. Komentet ishin aq negative sa që të dyjave na e dëshiruan vdekjen.

“Jan te kqija dyjat prandaj si ka qef njeri negative femna toka i lshoft njerzit e kqi”- më komentoi një qytetare me emrin Gresa Shala.

Ndërsa, një javë me pas, në postimin ku Luiz Ejlli kërcënon një banore tjëtër për nominimin që bëri ajo, Dea Michel, komentova në mbrojte të saj, edhe aty mora 400 reagime negative. Mbi 300 komente, shumica sharje, ofendime dhe kërcënime ndaj meje.

E me 7 shkurt, në postimin e Digitalb për largimin e banorit Amos Zaharia, në të cilin e kam kërkuar ndëshkimin e njëjtë për dy banorët për ofendimet e tyre seksiste, përfshirë të Luizit, mora 816 reagime, mbi 600 komente. Shumica negative.

Përveç komenteve ofenduese dhe linçuese në rubrikën e komenteve të këtyre postimeve, kam pranuar edhe shumë mesazhe private.

“Ti qft luizi t gjall e vdekt ti ke mbet me dhan mendim mt je komplet”, me shkroi Arsim Qazimi në mesazh privat.

Qytetari me emrin Anesi Meri Lindi me kishe sharë po ashtu njëjtë për komentin për djalin e Olta Gixharit.

“Robt ngoj ti q*fshaaaaaaaaa”.

Në BBVK, duket se banorja më e pelqyer është banorja Xhuliana Nura. Arsyet se pse mendoj se pelqehet i kam shkruar në tekstin tjetër me titull “Seksistë, dhunues e patriarkalë: Big Brother tregon çka janë shqiptarët”.

Duke menduar kështu e bëra edhe një koment për Xhulin në postimin e Klan Kosovës ku njoftohej se banorja Vivien ishte eliminuar nga loja. Aty thash se më mirë të ishte larguar Xhuli. Në këtë koment kam marrë mbi 1 mijë e 200 reagime. Mbi 300 komente.

, Teleshkronja Post

Por, përveç komenteve ofenduese kisha edhe mbeshtetje. Për dallim prej Luizit, për një grua nuk mobilizohet e gjithë shoqëria.

Pse Luiz Ejlli është kthyer në hero të shqiptarëve?
Luiz Ejlli ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratës së tij se vuan nga një sëmundje e rrallë, por që gjatë spektaklit ai u dërgua për kontrollë mjekësore dhe sipas analizave rezultoi se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pas kësaj publiku ka krijuar një afeksion me Luizin, edhe pse mund të këtë mashtruar për sëmundjen e tij.

Ai gjithë këtë rrëmujë e kishte shpjeguar duke e fajësuar produksionin.

“Të jesh në qendër të vëmendjes, të jesh krejt në rregull, ndihesh i pathyeshëm, ndihesh aq i fortë dhe një moment ulesh dhe thua se po ia fus vetes. Të duket normale. Të duket normale, i çmendur dukem. Po ta them. Unë ia dhashë me emër mbiemër, kush është dhe mere në telefon po të duash. I thash që nuk e jap publikisht por ta jap kështu. Merrni pyetni, si është kush është.” – deklaroi fillimisht Ejlli.

Tutje, ai triumfalisht theksonte se nuk e ndien ndonjë rrezik nga askush.

“Që dola mashtrues, kot, për t’ia futur vetes. Se unë duke qenë se kam bërë gallata gjithë ditën, duke qenë i qeshur, duke i ngacmuar të gjithë, duke qenë i fortë. Nuk kam asnjë rrezik prej askujt. Përse po e bëj unë këtë. Në qoftë se e kanë marrë kështu, do të dalë. Unë e sqarova. Fillova duke e folur njëjës pasi nuk dëshiroja ta bëj në emër të tij. Palidhje dhe në fund, nuk e kanë publikuar gjithë klipin. Prandaj më erdhi inat, por nuk ia vlen që të përzihem. Në fund krejt se nuk mbaron ashtu prandaj mbeta e pashë që do e mbyllnin aty ma ndjeu zemra, e mbyllën aty.” – shtoi artisti./TeleshkronjaPost/ //ARTA AVDIU//