‘Hiena’, mendimi i Ermionës për Kiarën nuk qenka aspak i mirë [FOTO]

Ish-banorja e BBVIPAL, Ermiona ka reaguar sërish pas përjashtimit nga “Big Brother VIP”. Këngëtarja u përjashtua pasi theu rregullat, mirëpo ajo e kishte ndarë mendjen që më parë të dilte.

Në një postim në rrjete sociale Ermiona i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen. Përsa i përket banorëve, ajo i ka cilësuar pothuajse të gjithë si “hiena” duke përjashtuar Luizin, Kristin dhe Kejsin.

Siç vihet re nga postimi i saj Ermiona nuk ka përjashtuar Kiarën, të cilën e ka futur te grupi i “hienave”.

“Falenderoj të gjithë ju me zemër që më mbështetët gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBV2. Nje falenderim i veçante i shkon Luizit, që më ndejti afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim .

Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Kejsin që dhe ata i dua fort .

Me vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë nuk mund të duroja hipokrizitë, fallcitetin, kinematë dhe teatrin e kukllave 2 lekshe. Sot ma keni mbushur shpirtin me shumë dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm!”, ka shkruar ajo./TeleshkronjaPost/

, Teleshkronja Post