“Ilir Meta dhe Sali Berisha me vota se mundin as Luizin”

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta, të dy bashkë, me vota nuk mundin dot as Luizin e Kiarën, referuar këtu dy personazheve të bërë pjesë së fundmi në një reality shoë.

Sipas tij, në gjetjet e “Barometri” janë reflektuar të dhënat e sakta për rezultatin e zgjedhjeve më 14 maj.

“Nuk mund të shpresosh që Sali Berisha dhe Ilir Meta të cilët kanë hyrë në politikë në vitin 1990 të fitojnë simpatinë dhe pëlqyeshmërinë e një populli që është martuar 5 herë me ta”.

“Herën e gjashtë është e pamundur që të rriten në vota, për këtë arsye shihen si figura të urryera” – u shpreh Spahiu në një intervistë për Euronews Albania.

Juristi theksoi se Berisha do e argumentojë humbjen e tij, jo me mungesën e votave, por me argumentin se “i vodhi narko-shteti”.

Luizi po vazhdon të mbetet kryefjala e komenteve publike të gjitha medieve dhe personave me influencë, njofton TeleshkronjaPost.