“Inatin” Efi nuk e ka vetëm me produksionin por dhe me Maestron, ja çfarë thotë për tenorin

Marrëdhënia mes Luizit dhe Armaldos sa vjen e tensionohet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Gjatë spektaklit të sotëm dyshja pati një përplasje të ashpër mes tyre me ofendime dhe tone të larta.

Luizi vazhdon t’a etiketojë Armaldon si servil që pozicionohet mes tij dhe Oltës sipas interesave të veta, ndërsa Armaldo vazhdon me bindjen e tij se nuk mban anën e asnjërës palë, në asnjë rast.

Përsa i përket debatit të mëparshëm, një reagim e ka bërë edhe Efi e cila shpesh ka treguar se ndjek me vëmendje situatat ku përfshihet Luizi.

“Na ishte njëherë një shqiponjë dhe fluturoi në majën më të lartë të alpeve. Aty pa një krimb.

Dhe e pyet; po ti si mbërrite deri këtu?

Ja kështu duke u lëpirë duke u zvarritur.”- shkroi Efi në InstaStory duke etiketuar Armaldon si “krimb” dhe Luizin si “shqiponjë”./TeleshkronjaPost/

, Teleshkronja Post