Instagrami i Kristit shpërndan videot e Lorencit dhe Keisit: “Asaj i doli boja” (FOTO)

Banori i ri, Lorenc Hasrama në “Big Brother VIP Albania” bëri zhurmë menjëherë pasi u raportua se ka qenë në lidhje me Keisin, vajzen e artistit Sabiani.

Dhe për ta përforcuar më shumë këtë, regjia gjatë hyrjes së Lorencin fokusoi Keisin dhe Sabianin që ndodhej në studio, shkruan Teleshkronja Post.

Anën tjetër, Keisi ka shkëputur marrëdhënien me Kristin duke u shprehur se kjo është thjesht një fazë njohjeje dhe nuk do që të bëj asnjë hap më tej për sa kohë janë brenda shtëpisë së Big Brother, pra nuk dëshiron ta quaj një marrëdhënie të mirëfilltë, pasi nuk ndihet e dashuruar.

, Teleshkronja Post

Edhe pse zërat për një romancë mes Keisit dhe Lorencit janë mohuar nga Sabiani dhe mikesha e saj, dyshimet vijojnë.

Kështu, në mediat sociale po qarkullon një video ku shihet Keisi duke përkëdhelur dhe prekur flokët e Lorencit.

Videoja është shpërndarë edhe në profilin e Kristit ku shkruhet: “Mirë asaj i doli boja.. Po ky, çfarë burri është qe nuk i thotë Kristit të vërtetën?” Nën video edhe një pëlqim nga babai i Kristit, Roberti.

Theksojmë se Kristi nuk ka dijeni për atë që flitet mbi Keisin dhe Lorencin.

, Teleshkronja Post
, Teleshkronja Post

/TeleshkronjaPost.com/