Intuita e fortë e Luizit: Nga izolimi shprehet i bindur rreth një fakti për Stresin

“Big Brother VIP Kosova” nisi disa javë para “Big Brother VIP Albania”, duke bërë që banorët në Shqipëri të jenë në dijeni për konkurrentët e parë të formatit në Kosovë.

E si një njeri që ka ndjekur e studiuar shumë “Big Brother”, as ky nuk i ka shpëtuar Luizit. I cili edhe pse ka parë shumë pak dhe nuk është në dijeni të lojës e si kanë rrjedhur ngjarjet është i sigurt se formatin e ka fituar Stresi.

Në një bisedë të fundit, banorët kanë diskutuar duke hedhur hipoteza mbi formatin. Dhe ishte Luizi ai i cili me siguri deklaron se e ka fituar Stresi. Edhe kësaj here intuita e tij ishte 100% e saktë.

Kujtojmë se pas daljes nga formati Stresi shprehu edhe mbështetjen e tij për Luizin të cilin tha se e ka mik dhe e cilësoi si djalë shembullor.

“Por, gjithë që jeni këtu. I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”-u shpreh Stresi.

, Teleshkronja Post