Janë në nominim të fortë kokë më kokë, kush largohet Olta apo Kiara ?

Spektaklin e kaluar Nita kishte mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”, që siç dihet në të ka dy zafe, një të bardh dhe një të zi, njofton TeleshkronjaPost.

Opsioni i Zarfit të zi i jepte mundësinë Nitës të dërgonte në televotim dy çifte, duke qenë se banorët ishin ndarë dyshe-dyshe nga Keisi që ishte lidere e javës së kaluar, për të kryer një sfidë.

Banorja nga Kosova, Nita zgjodhi çiftin Kiara-Olta dhe Kristi-Qetsor.

Publiku vendosi që Olta dhe Kiara të shkojnë “kokë më kokë” në nominim. Për të qenë transparent me të dyja çiftet, Vëllai i Madh vendosi që grafiku i votimeve të shfaqej në ekran, në dhomën e ndenjes.

86 përqind e publikut votuan për Oltën dhe Kiarën, ndërsa 14 përqind për Kristin dhe Qetsorin. /TeleshkronjaPost.com/

, Teleshkronja Post