Kanadezi që fitoi Big Brother nga i cili inspirohet Luizi: Fitues i BB Albania do të jetë luani Luiz [FOTO]

Ka reaguar sërish fituesi i Big Brother në Kanada, Kevin Jacobs, duke i dalë në mbështetje konkurrentit të Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli.

Mbrëmë Luiz Ejlli bëri një strategji të pa parë deri më tani në Big Brother Albania. Ai i kishte futur në tualet 2 konkurrentë, Kristin dhe Armaldon, që t’i nxjerrë në nominim.

Pasi u nominuan me zarf të zi nga produksioni, Luizi tha se këtë lojë e ka ndjekur në Big Brother Kanada, derisa shumë herë e ka përmendur Kevin Jacobs si inspirim të tij për lojën në Big Brother.

Ndërkaq pas zhvillimeve të djeshme, ka reaguar pikërisht fituesi i Big Brother në Kanda, Kevin Jacobs.

Ai ka kërkuar sa më shumë klipe të Luizit në Big Brother, derisa ka thënë se Ejlli e ka studiuar lojën e tij.

“Luiz ejlli po dominon Big Brother Vip Albania dhe po më dërgon dashuri në rrugën time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs.

Në reagimin e dytë Jacobs ka shprehur haptas mbështetjen dhe dashurinë për Luizin.

“Fituesi i Big Brother vip do të jetë Luani Luiz”, “Luizi për fitore”, ka shkruar kanadezi.

, Teleshkronja Post