Kanë kaluar vetëm pak orë dhe Luizi ka gati planin për të dalë nga “burgu” i BBV
Mbrëmjen e djeshme, për arsye se kishin thyer rregullat e reality showt, “Vëllai i madh” nuk i la pa i ndëshkuar katër banorët: Luiz, Armaldo, Olta dhe Kristi.
Ata do të qëndrojnë brenda një dhome të vogël, larg pjesës tjetër të banorëve deri në prime-in e rradhës.
Mirëpo, duket se Luizi nuk ka ndërmënd të qëndrojë brenda “burgut” të BBV.
Teksa po diskutonte me Oltën, ai tregoi se duke ditur sa impakt kanë në lojë, nëse qëndrojnë pa folur produksioni ka për ti nxjerrë nga “burgu” deri nesër.
“Nëse rrimë pa folur, deri nesër na kanë nxjerrë jashtë”, tregoi Luizi./TeleshkronjaPost/