‘Kanë zgjedhur artikujt që iu kanë interesuar’, miqtë e Kiara Titos shpërthejnë të revoltuar || FOTO

Si avantazh për liderin e shtëpisë, Kiarës iu dha e drejta për informacion nga jashtë. Asaj i’u tregua një klip me informacione për të, nga tituj portalesh dhe media të ndryshme.

Kiara u ngarkua shumë dhe u mërzit nga ky informacion, ku mes të tjerash thuhej se miqtë e saj janë kundër lidhjes me Luizin, transmeton Teleshkronja Post.

Nisur nga kjo situatë kanë reaguar të revoltuar miqtë e moderatores. Sipas tyre, Kiarës i është përcjellë informacion i cënguar dhe vetëm negativ. “Jo njerëz jo, kanë zgjedhur artikujt e portaleve që ju kanë interesuar. Unë dhe Xheni Karamani, Liesa Haxhiasllani jemi shokët e vërtetë të Kiarës. Kush dreqin janë këto shokë? Ca individë që ftohen lart e poshtë për ca klikime? Cilët shokë janë këto të Kiarës o njerëz? Pse askush nuk nxjerr artikujt pozitivë? Pse jo intervistat e mia? Apo s’jam shoku i ngushtë? Apo s’jam shoku i ngushtë për klikime?”, ka shkruar Niko Komani.

, Teleshkronja Post
, Teleshkronja Post
, Teleshkronja Post

Në tufën e informacioneve ishte përfshirë dhe një lajm për Klea Hutën. Moderatorja ka reaguar menjëherë.

“Kjo përmbledhje e shkurtër dhe cinike që për ty Kiara Tito duhet të ishte avantazh por të erdhi si rrufe në qiell të hapur. Ku janë titujt pozitivë dhe mbështetës dhe suportues që kanë bërë për ty të gjithë? Pashë veten në atë përmbledhje dhe të gjithë e dini që nuk ka lidhje fare me përmbledhjen negative që t’u transmetua. Dhe pastaj të bëjnë moral se duhet të vazhdosh përpara. Por asgjë nuk bënë veçse ushqyen cyber bullying ndaj teje. A sa bukur a”, ka shkruar Klea.

, Teleshkronja Post