‘Kaq i padukshëm jam?!’, Kiara sillet sikur Luizi nuk ekziston

Të gjithë menduan se pas surprizës që Luizi i bëri Kiarës për Shën Valentin, gjërat mes çiftit do shkonin më së miri, por nuk ka ndodhur kështu, transmeton Teleshkronja Post.

Që prej mbrëmjes së djeshme, Kiara ka mbajtur distancënga Luizi ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të ketë besim. Madje mëngjesin e sotëm Kiara është sjellë sikur Luizi nuk ekziston në shtëpi.

Ajo ka shkuar në tualet dhe nuk e ka përshëndetur Luizin, i cili ndodhej aty.

, Teleshkronja Post

Ky veprim e ka habitur Luizin, i cili i tha: “Kaq i padukshëm të dukem që as mirëmëngjes nuk thua?”. Kiara nuk iu përgjigj, por vazhdoi të ecte.

“Ç’pati kjo?”, i tha Luizi Valbonës, e cila ndodhej aty./TeleshkronjaPost/

Shikoje videon për ta kuptuar më mirë situatën: