Kejvina në mbështetje të Luizit? Modelja i dërgon dron brenda shtëpisë së “BBV”

Janë të pafund dronët që Luiz Ejlli ka marrë që pas hyrjes së tij në Big Brother Vip”, nga mbështetësit e tij, shkruan TeleshkronjaPost.

Ndërsa ditën e sotme Luizi është surprizuar nga një dron nga Kejvina Kthella. Mbi shtëpi sot ka fluturuar një dron me një banderolë ku shfaqeshin në një foto Luizi dhe Kejvina mbi të cilin shkruhej: “Të dua dhe ti e di.”

Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.

“Nuk e nxorra unë. E nxorre ti dhe Tea duke i thënë shumë mirë. Unë për këtë arsye nuk thashë asgjë. Doli se e karikuat ju. Ajo ka dalë jashtë prej gjyqit që iu bë mbrapa në shtëpi. Mënyra si keni reaguar ju. Ju thashë mos e shtyni, se po e karikoni për keq,”-u shpreh Luizi.