Kiara i kërkon kafe, veprimi i papritur i Luizit për t’u admiruar

Kiara i kërkon kafe, Luizi shkon me vrap te bari: Thuaje dhe njëherë.

Luizi po provon çdo tentativë që ta bëjë Kiarën të qeshë dhe që të thyejë “akullin” që është krijuar mes tyre.

Duke ndenjur me Kristin, Keisin dhe Kiarën në kuzhinë, Luizi imitonte këtë të fundit, për mënyrën se si ajo e pi duhanin.

Në momentin që Luizi po imitonte Kiarën, Keisi dhe Kristi u shkrinë së qeshuri.

Teksa po bisedonin, Kiara i kërkoi Luizit që ai t’i bëntë një kafe. Kjo ishte e para kërkesë ndaj tij, që kur ata debatuan pak ditë më parë.

Luizi i kërkoi Kiarës ta përsërisë edhe një herë dhe ai doli me shpejtësi në oborr dhe shkoi te ekspresi t’i bënte kafenë.

Më pas, erdhi po me vrap dhe i shërbeu asaj kafenë./TeleshkronjaPost/