Kiara kërceu pas sherrit, Luizi: Unë rrezikoj të përjashtohem, ajo zgërdhihet

Mbrëmjen e të martës, ‘Vëllai i Madh’ surprizoi vajzat me një trupë balerinësh që kërcyen me to, transmeton Teleshkronja Post.

Kjo ka shkaktuar një tjetër tension në marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, që tashmë ishte krisur keq raporti i tyre tash e disa kohe.

Pas spektaklit, gjatë kohës që Kiara bisedon me Armaldon, ajo i tha se Luizi i ka kërkuar llogari pse qeshte dhe kërcente. Luizi nga ana tjetër i është shprehur Ermionës se nuk ndihet vetëm ai fajtor për situatën e krijuar në tualet gjatë lojës dhe kërkon mbështetjen e Kiarës.

, Teleshkronja Post

Luizi flet me Ermionën: Shif ku jam unë jam këtu se s’më zen vendi vend ajo është atje, t’u qesh, t’u kërcy sikur ka ndodh para 1 muaji ky muhabet, në një kohë që s’du me i vënë faj as asaj as vetes por për shkak të bllokimit tim e reagimit të saj unë rrezikohem me u përjashtu. Të paktën meqë jena bashkëfajtor të mundohena…e thotë nuk ke respekt, unë nuk zgërdhihem pas asaj që ndodhi.

, Teleshkronja Post
, Teleshkronja Post