Kiara merrë hak për Efin dhe Luizin, ja kënd e dërgon në nominim!

Vëllai i Madh i dha mundësinë Kiarës të hapë “Kutinë e Pandorës”.

Në zarfin e parë, thuhej se kompania prestigjoze “Sava tours” i dhuron asaj një biletë udhëtimi çift në ishujt Maldive.

Ndërsa në zarfin tjetër, Kiara kishte mundësinë të dërgonte në televotim tre banorë, një prej të cilëve do të largohet të shtunën nga shtëpia.

Kiara zgjodhi Oltën, Tean dhe Dean.

Ajo u shpreh se kjo zgjedhje i erdhi natyrshëm.

“Lë të ndjehet Olta sikur Luizi javën e kaluar” tha Kiara, duke lënë të kuptohet se Dea nominoi Luizin, Kiarën dhe Efin, në emër të Oltës./TeleshkronjaPost/