Kiara shpërthen ndaj Luizit: Si guxon, a je në terezi?

Kiara ka shpërthyer ndaj Luizit duke i thënë se veprimi që ai bëri në tualet është i pafalshëm.

Sipas Kiarës, nëse ajo do ishte në vendin e tij, nuk do sillej njëlloj, por do i jepte hapësirën e duhur që ai të fitonte.

Luizi tha se Kiara po i bie në qafë kot, transmeton Teleshkronja Post.

Kiara: A ka mundësi, një herë të vetme të vendosesh në vendin e tjetrit dhe të thuash “s’ke për të fituar me mua”?

Luizi: Ça do me thënë kjo?

Kiara: Neve na u dha një avantazh në lojë, dhe unë do e bëja deri në fund. Nuk është çështja te loja, por kur e shihje që po djersisja dhe s’kishte as ajër… si guxon njëherë të më vish këtu? Më lër hapësirën time. A je në terezi apo jo?

Luizi: Je tu fol gabim!

, Teleshkronja Post