Klubi i madh europian pas Vedat Muriqit
Pas Sevillas, Interi është një tjetër klub i madh evropiane që është duke e monitoruar sulmuesin kosovar të Mallorcas, Vedat Muriqin.
Ylli i ‘Dardanëve’, po bën një sezon të madh në La Ligë dhe deri tash ka shënuar 10 gola. Performanca e shkëlqyer e ish-sulmuesit të Lazios, ka ndikuar që kosovari të bëhet objektiv i klubeve të mëdha evropiane.
Kohëve të fundit, interesim për përfaqësuesin kosovar kanë shfaqur klubet e Premierligës dhe të La Ligës. Por, tashmë është edhe gjiganti i Serie A, Inter që po e vëzhgon Muriqin.
Mediet italiane shkruajnë se “Nerazzurrët” po planifikojnë ta transferojnë sulmuesin e Mallorcës në vend të Romelu Lukakut dhe Joaquin Correas, që pritet të largohen nga Milano./TeleshkronjaPost/