Klubi i Real Madridit ua uron myslimanëve muajin e Ramazanit (PAMJE)

Nesër do të fillojë muaji i shenjtë i Ramazanit dhe klubi më i madhë spanjoll, Real Madridi ka bërë urimin e tij për gjithë besimtarët e fesë islame.

Besimtarët e fesë islame në mbarë botën do të agjërojnë për një muaj, duke filluar nga dita e nesërme, ndërsa do të heqin dorë nga ushqimi dhe nga pija, prej lindjes deri në perëndim të diellit.

E këtë muaj të shenjtë të myslimanëve ka nisur ta respektojë bota e futbollit, njofton TeleshkronjaPost.

Premierliga së fundmi vendosi që kur ka lojtarë agjërueshëm në ekipet që luajnë në mbrëmje, loja të ndërpritet për pak minuta derisa ata të bëjnë iftar.

Ndërkaq, Real Madridi sot përmes rrjeteve sociale ua uroi krejt tifozëve të tij myslimanë, por edhe më gjerë, fillimin e Ramazanit.

“Madrilenë, ua urojmë një Ramazan të bekuar dhe të qetë. Ky muaj i shenjtë ju afroftë me të dashurit tuaj”, ka shkruar klubi mbretëror spanjoll.

Siç dihet, lojtari kryesor i madrilenëve dhe fituesi aktual i Topit të Artë, Karim Benzema, i përket besimit islam dhe është një besimtar i devotshëm, duke e agjëruar rregullisht Ramazanin. /TeleshkronjaPost/

, Teleshkronja Post