Kristi i shet ‘mend’: Bjeru të gjithëve tani, ke rastin! Luizi: Do e filloj me ty të parin

Episode të reja po zhvillohen në Big Brother VIP pas Primes së mbrëmjes së kaluar. Luizi ka mbetur i mërzitur pas daljes së Efit dhe për mënyrën si doli.

Pas ngrënies së darkës, banorët filluan të bisedonin me njëri-tjetrin, transmeton Teleshkronja Post.

Në një moment Kristi i thotë Luizit se tani ka rastin t’i godasë të gjithë.

Kristi: Fillo tani, ke rastin, bjeru të gjithëve bam bam. Luizi: Do ta filloj me ty.

Kristi: Hahahaha. Luizi: Më tha babi jot, ma ngacmo pak çunin.

Efi është e eleminuara e rradhës nga shtëpia e Big Brother Vip duke hequr dorë përfundimisht nga cmimi i madh.

Nominimi i papritur nga Dea, i treshes Luiz, Kiara, Efi, nxori këtë të fundit. Teksa përshëndetej me banorët ajo la mesazhet e fundit për banorët.

Luizin e takoi të fundit duke i thënë se duhet ta fitojë këtë Big Brother.“Ti duhet ta fitosh, ma premto, mos u përfshi emocionalisht. Ndërsa Olta ka për të dalë shumë shpejt,” tha Efi.